KVRL-Istog
Sot me datë 22.06.2015 rreth orës 13 ; 00 u mbajtë mbledhja e rrallës KVRL-së , pikat e rendit të ditës ishin si vijim :
Rishifikimi i draft propozimit të planit veprimit , i cili përmban një serë aktivitetesh që KVRL duhet t'i mbajë gjatë 3 vjetëve të ardhshme , është një pasqyrë dhe vizion se si duhet të ecim para , është planifikimi më i mirë për realizimin sa më efikasë projekteve dhe aktivitete .
Pas diskutimit të pikave që kishim vendos si shtyllë të planit veprimit dhe atyre dytësore dhe tretësore nuk arritem në një përfundim sa i përket finalizimit të planit të veprimit keshtu që do vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme në mbledhjen e ardhshme një diskutim i tillë .
Pika e rendit ditës vijuese : Është mundësia e kyçjes së KVRL në istog në Kryesinë qendrore të KVRL kryesore e cila tashme ka filluar edhe me ristrukturim të brendshëm dhe me zgjedhje për funksionim të kryesisë qendrore që për detyr ka thithjen e projekteve që janë të vlershme për shoqërin tonë dhe shpërndarja neper vendet e ndryshme të Kosovës në KVRL rajonale .
Ne disktuam po disa konkrete nuk u vendos dhe mbetet për mbledhjen e ardhshme të caktohet kanidatët për kryesi qendrore dhe të fuqizohemi si KVRL.
Me respekt , KVRL-Istog
KVRL-ISTOG
Në pjesën e parë gjatë konstruktimit dhe riorganizimit të punës së KVRL-Istog u benë antarësimet e reja në KVRL .
Ne duhet të theksojmë se pjesa më e rendësishme e punës së KVRL është edhe hartimi i planit të veprimit të KVRL gjatë periudhës 3 vjeqare duke përfshirë vitet 2015-16-17 .
Hartimi i planit të veprimit të KVRL-së fillojë me datë 09.06.2015 dhe përfundojë finalizimi i saj me datë 12.06.2015 .
Gjatë periudhës së hartimit të planit të veprimit patëm mundësi për së afërmi të kontribojmë me idetë e të rinjëve të Komunës sonë .
Gjatë hartimit të Planit të Veprimit nuk mungojë edhe mbeshtetja logjistike e kryetares së KVRL-së Znj.Valerina Blakaj dhe trajnerit Z. Haxhi Mavraj për kontributin e tij në aspektin e trajnimit të grupit punues me menyrën e hartimit të Planit të veprimit .
Më theks të veçantë ne duhet të ju njoftojmë edhe me dy aktivitetet që KVRL-a i ka mbajtë njëri ka të bejë me trajnimin e antarëve dhe vullnetarëve me përpilimin e draftë propozimeve ose projekteve që duhet të i adresohemi institucioneve përkatëse dhe trajnimi i dytë ka të bejë me menyrën e çasjen së qytetareve dhe rinisë në dokumentat zyrtare dhe njoftimi me ligjin për çasje në dokumenta zyrtare .
Në përmbyllje të kesaj komunikate më duhet të i falenderojmë të gjithë antarët e KVRL -së dhe Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Istog , dhe trajnerin e licencuar nga DKRS Z.Haxhi Mavraj .
Me respekt ,
KVRL-Istog